Agron Gjekmarkaj rendit arsyet se pse vendit i duhet një kryeministër normal

Shqipëria

Agron Gjekmarkaj rendit arsyet se pse vendit i duhet një kryeministër normal

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:23
Agron Gjekmarkaj

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj thekson se lideri demokrat po bën një fushatë njerëzore.

Ndërsa thekson se Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm, Gjekmarkaj shprehet se ai do të sjellë një qeveri normale.

Me këtë normalitet thekson ai, nënkuptohet një person në krye të vendit, i cili sundohet nga arsyeja dhe modestia

MESAZHI I GJEKMARKAJT

Lulzim Basha Kryeministri i Shqipërisë normale !

Lulzim Basha po bën një fushatë njerëzore me humanizmin si bazë komunikimi! Pas një opozite të vështirë gjatë se cilës është pjekur si politikan e lider permes vendimesh historike ai sot po shfaqet si interpret e zedhenes i popullit të tij! Lulzim Basha po flet për Shqiperinë e pas 25 Prillit e cila duhet të jetë ndryshe nga ç’ është sot, duhet të jetë normale! E çfarë do të thote normalitet? Në krye të puneve të vendit të jete një person i cili sundohet nga arsyeja dhe modestia, nga etika dhe respekti e jo nga bulizmi, deliri dhe bindja qe je Zoti mbi tokë siç pretendon Edi Rama! Një njeri që beson tek familja e tij që e mbron atë për të mbrojtur familjet tona! Normalitet do të thotë të qeverisesh me qytetaret e ndershem e per ta dhe jo per banditet e vetem per ta e mbi të gjitha per veten me skoten e froten rrethuese. Normalitet do të thotë të besh zgjedhje të lira e të ndershme e jo një partiake si ato të 30 Qershorit të para dy viteve e sidomos të mos blesh voten me parate e tërmetit, me vaksina që blihen me parate tona! Normalitet do të thotë që paranë publike ta shperndash për të mira publike dhe jo për klientet e pushtetit për ta ndarë me pushtetin! Normalitet do të thotë që në ara të mbledhesh grure e miser e jo kanabis! Normalitet do të thotë që varfria të të mos jetë guri i perjetshem në qafen e shqiptarëve i cili si le të ngrenë koken ! Normalitet do të thotë që banaliteti mos të të jetë triumfues në zyrat e shtetit! Normalitet do të thotë të dëgjosh zerin e dijes dhe jo atë të “intelektualve” të hurit dhe litarit! Normalitet do të thotë të mos diskriminish krahina për bindje politike’ Normalitet do të thotë të rrisesh rroga e pensione, do të thotë të ulesh borxhin e të nxisesh ekonomine e sidomos ta ristrukturish atë që të mos falimentojë shteti! Normalitet do të thotë që në Europë të mos shkosh emigrant por qytetar i integruar i saj me Shqiperinë anetare në të pas shume deshtimesh! Normalitet do të thotë të mos kaprsh drejtesinë por ta lesh atë të lirë! Normalitet do të thotë të mos i zgjedhesh bashkëpunetoret se ju di veset e keqia, vjedhjet, lidhjet me krimin por per cv e tyre, virtytet dhe besimin qe gezojnë në komunitet! Normalitet do të thotë të mos linçosh e kercenosh gazetaret e mediat por ti respektosh ata në pavaresinë e tyre! Normalitet do të thotë që e drejta të mos kerkohet si favor që matrahuli e shakllabani mos të zënë zyrat e shtetit por e drejta te kerkohet me krenarinë legjitime dhe qytetaret e ndershem e të shkolluar të drejtojnë punet! Lulzim Basha ndonese i shkolluar në perendim ndonese i ka lënë disa gjurme të rendesishme në sukseset e Shqiperisë, në infrastrukturë, në levizjen e lirë në hyrjen në Nato ai po shfaqet modest, i menduar, i matur sepse e di që Shqiperia e ka rreshqitur nga normaliteti se ajo me Edi Ramen është kthyer në një Republike stresi e ankthi sepse Rama mbi të gjitha ka sulmuar në këtë vend dialektiken e normales duke ju hapur rruge anomalive, duke i kthyer ato në norme e standart ! PD dhe Basha e kanë lexuar Shqiperine dhe brengat e saj! Shqiperia kerkon normalitet brenda se cilit rri dinjiteti i demokracisë dhe mirëqenies, Integrimit dhe jo shpullimit ! Mijera qytetare që presin Lulzim Bashen këtë duan prej tij dhe ai këtë po ju afron Kryeministrin normal të një Shqiperie normale!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat