“Mesazh” me tritol në Orikum, eksplozivi në derën e banesës

Shqipëria

“Mesazh” me tritol në Orikum, eksplozivi në derën e banesës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Rikthehen mesazhet me tritol në Vlorë. Një sasi eksplozivi është vendosur pranë derës së një apartamenti të një pallati në Orikum.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale në derën e jashtme.

Tritoli dyshohet se është vendosur si formë kërcënimi për pronarin e banesës. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat