“Jemi të gjithë bashkë”/ Basha: Shumë socialistë të ndershëm po na bashkohen

Shqipëria

“Jemi të gjithë bashkë”/ Basha: Shumë socialistë të ndershëm po na bashkohen

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:26
Lulzim Basha

Gjatë takimit me profesionistë të lirë në njësinë numër 7 në Tiranë, teksa premtoi dhënien fund të mafies së ilaçeve, që ato që hyjnë në vendin tonë të mos fallco dhe pa asnjë efekt, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se edhe shumë socialistë të ndershëm, të zhgënjyer nga Rilindja, po i bashkohen Partisë Demokratike dhe Opozitës.

“Që ti japim fund mafies së ilaçeve. Qe ilaçet që hynë në Shqipëri mos të jenë skarco apo ilaçe fallco që i blenë dhe nuk të shërojnë. Prandaj ne do të kthejmë cilësinë e barnave dhe do them një kriter.

Paketa jonë fiskale është realisht më konkuruesia në rajon me taksën e sheshtë 9%. Hapja e negociatave brenda 100 ditëve është zotimi i qeverisë që ju do të voton me 25 Prill. Qeverisë së ndryshimit dhe i imi personalisht si kryeministër  i ardhshëm pas 25 prillit.

Zotit kryeministër i ka ikur mendja kur sheshtë shqiptarët e bashkuar për ndryshim. Kështu që në këtë kuptim edhe 12 ditë nuk keni parë gjë akoma. Ne jemi të gjithë bashkë, të gjithë bashkë dhe shume socialistë të ndershëm që po na bashkohen”, tha ndër të tjera Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat