“Meta po bën kryengritje”, Gjiknuri akuzon Presidentin për deklaratat e dhëna në Vlorë

Shqipëria

“Meta po bën kryengritje”, Gjiknuri akuzon Presidentin për deklaratat e dhëna në Vlorë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:17
Damian Gjiknuri

“Shqetësimi është ta paralajmërojmë dhe të ndihmojmë Damianin, i cili nuk erdhi mbrëmë në darkën që kishim me gjithë gazetarët e Vlorës,” është shprehur Presidenti.

Takimet e Damian Gjiknurit nuk kaluan pa komentuar zhvendosjen e Presidentit Meta në Vlorë.

Ai akuzoi Metën se po bën thirrje për kryengritje duke i hedhur benzinë zjarrit.

“Po për çfarë vjen ai? Që t’i hedhë benzinë zjarrit se bën thirrje “Do dalë Vlora,” “Do bëjë kryengritje”, “Doa t’ia bëjë fora”,”Do marrin armët”, pra këtyre njerëzve ju ka mbetur mentaliteti në kohën e turbullirave,” u shpreh Gjiknuri.

Këtë të martë drejtuesi i PS në qark zhvilloi takim dhe me sportistë të klubit “Flamurtari” të cilëve u premtoi vëmendje të veçantë.

“Një projekt që duhet ta shikojmë të gjithë së bashku dhe unë do marr rolin e liderit në këtë drejtim, do jetë restaurimi i pallatit të sportit,” tha ai.

Në mbyllje të takimeve, Gjiknuri ftoi qytetarët të votojnë për Vlorën dhe jo për politikanët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat