Padia në SPAK/ Gjylameti: Dikush që ngre alibi pret një humbje

Shqipëria

Padia në SPAK/ Gjylameti: Dikush që ngre alibi pret një humbje

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:42
Blerina Gjylameti

Kandidatja për deputete në qarkun e Korçës, Blerina Gjylameti, ka folur në lidhje eme padinë që ka bërë në SPAK, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, për kandidatin për deputet Niko Peleshi.

E ftuar në Ora News, ajo ka thënë se është një alibi nga dikush që pret humbje duke shtuar se PS-së nuk do bëjë presione, duke qenë se nuk është mënyra e tyre e politikës. Më tej ajo ka thënë se në Korçë PS do të marrë 6 mandate.

Blerina Gjylameti: Ka një element që ka qenë i ngulitur fortë në mentalitetin e politikë-bërjes. Këtu ka të bëjë me faktin e mospranimit të rezultatin ligjor. Dikush që ngre një alibi pret një humbje. Nuk kemi nevojë që ne të PS të bëjmë presion sepse nuk është mënyra jonë e politikës. Kemi fituar besimin e qytetarëve me punë.

Ne kemi marrë një sërë masash për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të administratës publike. Nga ana e PS nuk ka pasur modele të tilla. Unë besoj që nuk nevojtitet të bëjmë presion sepse puna është e mjaftueshme për të marrë mandatin e tretë. Ne do të marrim 6 mandate në Korçë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat