Haxhinasto: Arsimi është oferta më e rëndësishme që ka LSI-ja

Shqipëria

Haxhinasto: Arsimi është oferta më e rëndësishme që ka LSI-ja

Më: 17 prill 2021 Në ora: 06:37
Edmond Haxhinasto

Ish- ministri dhe njëherazi kandidati për deputet në Tiranë për LSI-në, Edmond Haxhinasto, ka thënë se arsimi është një nga prioritetet më të rëndësishme që ka Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

I ftuar në “Ekopolitikë” ai ka thënë se nëse vijnë në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit, do të investohet në të gjithë sistemin arsimor si dhe do të rriten pagat e mësueve në 4 vitet e ardhshme.

Edmond Haxhinasto: Arsimi është oferta më e rëndësishme që ne kemi. Gjithçka fillon nga arsimi. Çfarë do bëjmë? Duhen para për këtë, duhen para të rritur nivelin e mësimdhënies, për të dyfishuar pagat e mësuesve për 4 vitet e ardhshme. Duke investuar në të gjithë zinxhirin e sistemit arsimor. Duke vendosur 1% për pëgatitjen për tregun e punës. Kjo vlen për të ghithë zinxhirin arsimor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat