Edmond Haxhinasto: Program strategjik për ndaljen e shpopullimit, duhet të ketë konsensus nga e gjithë politika

Shqipëria

Edmond Haxhinasto: Program strategjik për ndaljen e shpopullimit, duhet të ketë konsensus nga e gjithë politika

Më: 17 prill 2021 Në ora: 06:52
Edmond Haxhinasto

Ish- ministri dhe njëherazi kandidati për deputet në Tiranë për LSI-në, Edmond Haxhinasto, ka thënë se një nga programet strategjike të  forcës së tij politike është ai për ndaljen e shpopullimit.

I ftuar në “Ekopolitikë”, ai ka treguar dhe një sërë çështjesh të tjera për të cilat sipas tij duhet të ketë një marrëveshje dhe një konsesus nga e gjithë politika.

Edmond Haxhinasto: Nëse ka një program strategjik është ai për daljen e shpopullimit, jo vetëm për këtë por edhe për politika të tjera siç janë struktuara ekonomike e vendit, duket të ketë një koncensus për të shkuar drejt një marrëveshjeje, disa piketa për zhvillimin ekonomik, për strukturën ekonomike, për të rritur vendet e punës, përsa i përket nevojës për të rritur konkurrencën në ekonomi, performncën e saj. Këto janë çështje strategjike për të cilat duhet të ketë një marrëveshje dhe një koncensus nga e gjithë politika.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat