Basha në Krujë: Rama problemi kryesor i vendit

Shqipëria

Basha në Krujë: Rama problemi kryesor i vendit

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:39
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 26 prillit, zhvilloi takim me qytetarët në Krujë.

Basha theksoi se Rama është sot problemi kryesor i Shqipërisë, duke shtuar se kryeministri aktual e kupton se po humb e se Shqipëria po fiton.

“Vëllezër e motra krutanë. Jemi bashkë që të çbllokojmë njëherë rrugën e rinisë krutane dhe shqiptare. Më 25 prill, të gjithë bashkë. Këta në qeveri kanë marrë peng shpresën dhe besimin, që prindi ka tek bashkëshorti dhe bashkëshortja. Sot, nga kryeqendra arbërore e Skënderbeut, për ta çliruar Krujën dhe Shqipërinë nga tetë vjet dështime e vuajtje.

Më 25 prill zgjidhja është në dorën tuaj. Votoni 9, që rinia të mund të qëndrojë, punojë e jetojë këtu. Pa larguar Ramën, nuk hapen dyert e Europës. Shqipëria thërret për ndryshim. Mos i hapni derën dështimit për herë të tretë. Për të ardhmen tuaj, votoni numrin nëntë. Votoni numrin 9”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat