Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Më: 17 prill 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Për ditën e diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit.

Gradualisht reshjet humbasin  intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore. Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Në fushën termike temperaturat pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës. 

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat