Prapaskenat/ Sali Berisha reagon ashpër ndaj Edi Ramës dhe Baton Haxhiun: Vuçiq u dha para, kjo është frika e tyre!

Shqipëria

Prapaskenat/ Sali Berisha reagon ashpër ndaj Edi Ramës dhe Baton Haxhiun: Vuçiq u dha para, kjo është frika e tyre!

Nga: N.Sh. Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:39
Edi Rama dhe Baton Haxhiun

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Baton Haxhiut.

Këtë ragim Berisha e ka bërë përmes një postimi në facebook, ku ka akuzuar preisdentin serb Aleksandër Vuçiq se u ka dhënë mjete financiare në mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit kundër Lulzim Bashës.

Berisha ka treguar se kush qëndron prapa këtyrë ndërhyrjeve të Vuçiqit.

Ai thotë se, ardhja në pushtet e Bashës në Shqipëri, pas asaj të Vjosës e Albinit në Kosovë shënon epërsi të madhe politike dhe diplomatike.

Ai ka treguar se Vuçiq frikësohet nga Basha, pasi ky i fundit është njohës i mirë i dosjës së Millosheviqit në Hagë.

“Ai i trembet shumë kontributit direkt të Bashës si njohës i mirë i dosjës së Millosheviçit në Hagë se mos Basha kryeministër mbeshtet nismen tashmë publike të nisur nga disa politikanë të njohur perëndimorë për ngritjen nga drejtësia ndërkombëtare të akuzës për krime lufte dhe genocid kundër Aleksander Vuçiç geobelsit të Millosheviçit”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Ndërhyrje dëshperuese e serbomadhit Vuçiç për fatin e argatit të tij në Tiranë.

Për Edi Ramen kambanat po bien në të katër anët.

Miq, që ne fillim të fushatës elektorale mediat informuan se presidenti i serbomadhisë, ish goebelsi i Millosheviçit, Aleksander Vuçiç ka angazhuar fshehtas në kundërshtim më rregullat dhe ligjet ndërkombëtare mjete financiare, ekipe të tjera manipuluese në mediat sociale, Baton Stanishiqin, këshilltar dhe kompaninë e tij të polleve dhe resurse të tjera në mbështetje të argatit të tij në Tiranë, Edvin Kristaq Ramës apo Zografit Bis.

Dy ditët e fundit, pasi e pa se argati i tij në Tiranë është humbës i pashpresë, Vuçiç me kërkesë të tij perseriti akuzat banale të ish shefave të tij Sheshel dhe Nikoliç të rrezikut të rikthimit në pushtet të PD sepse sipas tij kjo parti Basha dhe Berisha që qëndron pas këtij të fundit janë për Shqiperinë e Madhe.

Vuçiç gjithashtu flet për diference midis PD dhe PS prej dy pikesh ndërkohë që kjo diferencë është aktuailsht 4 pike në favor të PD.

Miq, prapa këtyre ndërhyrjeve të pashembullta në fushatë elektorale të serbomadhit Vuçiç në  favor të argatit të tij në Tiranë qëndrojnë:

a- Fundi me 25 prill i vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit,

b- fundi i mbështetjes nga Tirana vasale e projektit luftnxitës të Serbisë se Madhe.

c-fundi i luftës së ftohtë të qeverisë shqiptare  ndaj Prishtinës zyrtare.

d- Ardhja në pushtet e Lulzim Bashës pas asaj të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kosovë, pra e një gjenerate të re politikanësh për kombin shqiptar, shenon një epersi të madhe politike, diplomatike dhe imazhi në rrafshin ndërkombëtar për të dy vendet krahasuar me udhëheqjen arkaike që ai perfaqeson në Beograd dhe që argati i tij përfaqësonte në Tiranë.

Së fundi, serbomadhi Vuçiç që citon si papagall tezat e argatit të tij në Tiranë, duke thënë se prapa Bashes qëndron Berisha, ka nje problem të madh personal me Bashën. Ai i trembet shumë kontributit direkt të Bashës si njohës i mirë i dosjës së Millosheviçit në Hagë se mos Basha kryeministër mbeshtet nismen tashmë publike të nisur nga disa politikanë të njohur perëndimorë për ngritjen nga drejtësia ndërkombëtare të akuzës për krime lufte dhe genocid kundër Aleksander Vuçiç geobelsit të Millosheviçit.

Me këtë rast, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjen flagrante të serbomadhit Vuçiç në fushatën elektorale në mbështetje  të argatit të tij Zografi Bis dua ta garantoj atë se me 26 prill ai dhe argati i tij do të marrin përgjigjen e hidhur dhe të merituar nga shqiptarët. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat