Ndihma për të rrezikuarit, drejt finalizimit

Shqipëria

Ndihma për të rrezikuarit, drejt finalizimit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:24
Ndihma për të rrezikuarit, drejt finalizimit

Pakoja e gjashtë për të ndihmuar ekonominë do të përmbajë disa masa të destinuara ekskluzivisht për veprimtaritë që janë të mbyllura ose sektorët më të prekur.

Ekipi ekonomik i qeverisë, sipas informatave të Alsat, në seancën e nesërme të qeverisë do të propozojë sërish dhënien kredive pa interes dhe ndihma financiare të pakthyeshme. Jozyrtarisht, kreditë pa interes që do të jepen përmes Bankës për Zhvillim do të jenë për transportuesit, transportuesit e pasagjerëve dhe mediat.

Tani për tani, dihet se masën që e paralajmëroi zëvendëskryeministri Fatmir Bytiqi në “Magazinën Ekonomike” me siguri do të propozohet në seancën e nesërme.

Hotelierëve që u mbyllën për shkak të masave kufizuese do t’u jepet ndihmë e pakthyeshme e cila llogaritet si përqindje e të ardhurave që ata e kanë realizuar në tre muajt e parë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat