Zgjedhje 2021, gjithçka duhet të dinë banorët e qarkut Durrës

Shqipëria

Zgjedhje 2021, gjithçka duhet të dinë banorët e qarkut Durrës

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Qarku i Durrësit është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqe prej 766 km². Qarku i Durrësit i përfshin rrethin e Durrësit dhe rrethin e Krujës. Qendra e Qarkut të Durrësit ndodhet në qytetin e Durrësit.  Qarku i Durrësit kufizohet në veri me Qarkun e Lezhës, në perëndim ka dalje në detin Adriatik, ndërsa në Jug kufizohet me Qarkun e Tiranës. Ky rajon është një prej dy qarqeve kryesore për ekonomin të qyteteve të Tiranës dhe Durrësit. Qarku i Durrësit ka një popullsi prej 310 mijë banorë

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Partia Socialiste arriti të marrë 73 mijë vota, mbi 12 mijë më shumë se sa në vitin 2013, duke marrë 8 nga 14 mandatet e këtij qarku dhe duke siguruar një nga fitoret më të thella në historinë e zgjedhjeve.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim njohën një rritje të fuqishme në numrin e votave të fituara në Qarkun e Durrësit, ku përfshihen bashkitë Durrës, Shijak, e Krujë, bashki, kontrolli i të cilave ndahet mes PS dhe LSI, ndërkohë që Partia Demokratike mori rreth 9,500 vota më pak duke shënuar rezultatin më të keq në shumë kohë.

Zgjedhjet në Durrës kanë ofruar gjithmonë surpriza përgjatë 20 viteve të fundit. Në vitin 2005, fitoret në zgjedhjet maxhoritare në këtë qark qenë një faktor i rëndësishëm në fitoren e zgjedhjeve nga demokratët në rang kombëtar.

Në vitin 2009, Partia Demokratike arriti të marrë 10 mijë vota më shumë se sa socialistët ndërsa në zgjedhjet e vitit 2013, rezultati u përmbyt në favor të socialistëve, të cilët fituan rreth 8 mijë vota më shumë se sa demokratët.

Por në zgjedhjet e vitit 2017, socialistët arritën të marrin mbi 30 mijë vota më shumë se kundërshtarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat