Gazetari shqiptar: Edi Rama ka marrë sondazhin e fundit që e ka çmendur

Shqipëria

Gazetari shqiptar: Edi Rama ka marrë sondazhin e fundit që e ka çmendur

Nga: A.Zh Më: 25 prill 2021 Në ora: 08:20
Çim Peka

Gazetari shqiptar Çim Peka, ka thënë se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka marrë sondazhin e fundit nga kompania e tij, që sipas tij, e nxjerr humbës në zgjedhjet e sotme.

Ai ka akuzuar kryeministrin se është çmendur dhe po dëshiron terror në gjithë Shqipërinë, përcjell Bota sot.

Gazetari ka kërkuar nga qytetarët të bëjnë qëndresë edhe sot dhe të dalin të votojnë. Ai ka bërë të ditur se përkrah Partinë Demokratike me numër 9.

Reagimi i Pekës në Facebook:

Thjesht mos u tërhiqni, Rama para pak orësh ka marrë sondazhin e fundit nga kompania e tij që e nxjerr bindshëm humbës përballë opozitës. Është çmendur dhe ka nxjerr policinë të ushtrojë terror në të gjithë vendin. Mjafton të bëni qëndresë edhe 24 orë. Nga kryeministria kanë filluar e po kërkojnë punë në bashki. I vetmi i gëzuar nga mazhoranca në ikje në këto momente është Lali, edhe ai përkohësisht! Votoni kë të doni, vetëm dilni e votoni sot! 9

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat