Kërkojnë dorëheqjen e Bashës, Ibsen Elezi: Kadilli u nxitua, ende nuk është hapur …

Shqipëria

Kërkojnë dorëheqjen e Bashës, Ibsen Elezi: Kadilli u nxitua, ende nuk është hapur …

Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:56
Ibsen Elezi

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën për kreun e PD. Në një dalje për mediat, ai sërish ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës, ndërsa tha se projekti i tij nuk solli fitore për demokratët.

Në studion e ‘Zgjedhje 2021’ , Ibsen Elezi, ish-kryetari i PD-së në Kukës, një ndër zërat që kërkojnë dorëheqjen e kreut të PD Lulzim Basha u shpreh se Kadilli është nxituar.

Gara për kryetarin e PD-së nuk është hapur, shtoi Elezi i cili sot për të tretën ditë radhazi proteston pranë selisë blu për shkarkimin e liderit të opozitës Basha.

“Unë e mbështes iniciativën perosnale të z.Kadilli që duhet të funksionojë në parti, për të shpall kandidaturën. Kadilli është i ngutur, sepse nuk është hapur proces zgjedhor që ai të shpallë kandidaturën. Ndërsa kjo që kërkojmë ne, ta detyrojmë Bashën të futet në zgjedhje është institucionale.”-tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat