Avokati shqiptar paralajmëron ‘shpërthimin’ e bërthamave korruptive: Prisni dhe shikoni…!

Shqipëria

Avokati shqiptar paralajmëron ‘shpërthimin’ e bërthamave korruptive: Prisni dhe shikoni…!

Nga: A.Morina Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:15
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka përmendur tri ngjarjet që po tregojnë se në Shqipëri, po fillon me ritëm profesional procesi i hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

Ngjela një nga këto ngjarje e përmendi mundësinë e shkarkimit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Dhe tani, që gjithçka ka ardhur brenda sistemit, reforma antikorrupsion filloi konkretisht.

Shenjat janë se, e para do të shkatërrohet "bërthama Meta", e mandej do të fillojë shkatërrimi i bërthamave të tjera korruptive. Sepse kjo do të jetë një kohë me pulsacione, e cila do të vijojë e tillë, me rritem të shpejtë, deri në muajin shtator të këtij viti”, shkroi Ngjela në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Gërdeci u riçel si proces penal. Koha po i ndih drejtësisë.

Njëzetetë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit fillojnë punën këto ditë

Ilir Meta po shkarkohet nga detyra e Presidentit të Republikës.

Në fakt, këto janë tri ngjarje që tregojnë se tani filloi me ritëm profesional procesi i hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

l.

Duke u nisur nga trinia e më sipërme, na duhet të arrijmë në gjykimin se: në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit të lartë filloi konkretisht.

Shqiptarët po e prisnin këtë fillim, por ky tani është një reaksion zinxhir, reaksion që do të sjellë çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e shqiptarëve.

Reaksioni zinxhir zhvillohet nëpër reaktorë bërthamorë. Në këtë rast, gjatë reaksionit, çlirohen dy lloj energjish: fisioni, që çliron energji me neutrone të ngadaltë, por njëherësh çlirohen edhe 2-3 neutrone te shpejtë, te cilët mund te kryjenë ndarje te reja nëpër bërthama të tjera. Kjo ndarje e rrit numurin e berthamamave te ndara sipas nje progesioni gjeometrik. Ky lloj reaksioni quhet reaksion zinxhir.

Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Shpëtimi i Shqipërisë do vijë më vonë, kurse reaksioni bërthamor ka çliruar tashmë tre organet specialë ( Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit), dhe këta janë tre neutronet, të cilat, shumë shpejt, nuk do t'i ndajnë, por do t'i shkatërrojnë me shpejtësi bërthamat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

ll.

Në fakt, na duhet të theksojmë se kjo është vetë arsyeja e kohës sonë, e cila filloi të funksionojë konkretisht.

Duhej pritur deri sa të vinte kjo kohë, sepse pa u pastruar më parë pushteti gjyqësor nga korrupsioni, nuk mund të goditej korrupsioni i lartë shtetëror. Domethënë, si një sistem i studiuar, duhej të ishte reforma në drejtësi e para, e cila do të vijonte me reformën antikorrupsion.

Dhe tani, që gjithçka ka ardhur brenda sistemit, reforma antikorrupsion filloi konkretisht.

Shenjat janë se, e para do të shkatërrohet "bërthama Meta", e mandej do të fillojë shkatërrimi i bërthamave të tjera korruptive. Sepse kjo do të jetë një kohë me pulsacione, e cila do të vijojë e tillë, me rritem të shpejtë, deri në muajin shtator të këtij viti.

Por, për pasojë, sa mund të jetë numri i deputetëve të sapozgjedhur që nuk do të lejohen të hyjnë në parlamentin e ri, si pasojë e procesit penal që do të vijojë i rreptë kundër tyre?

Prisni dhe shikoni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat