Rikthimi në Superiore, Meta merr bluzën e Dinamos: Emër i madh i futbollit tonë kombëtar

Shqipëria

Rikthimi në Superiore, Meta merr bluzën e Dinamos: Emër i madh i futbollit tonë kombëtar

Më: 10 maj 2021 Në ora: 18:57
Ilir Meta

Presidenti, Ilir Meta, ka uruar skuadrën e Dinamos për rikthimin në Superiore.

Në një postim në facebook, Meta thotë se Dinamo është një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.

Kujtojmë që Dinamo i mungon elitës së futbollit prej pothuajse 10 vitesh kur në sezonin 2011-2012 ra një kategori më poshtë dhe që prej asaj kohe ka kaluar shumë probleme si nga ana financiare ashtu edhe drejtuese.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat