Java nis me diell dhe temperatura të larta, mësoni si do të jenë 5 ditët në vijim

Shqipëria

Java nis me diell dhe temperatura të larta, mësoni si do të jenë 5 ditët në vijim

Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Java do të nisë me qarkullimin e masave ajrore të qendrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere.

Karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave shtresore të cilat më teper prezente do të bëhen të enjten e të premten.

Dendësimi i tyre do të vijë mesditen e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare. Valëzimi në detë i forcës 2 deri 3 ballë. Temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat