Ambasadori i BE: Shqipëria është model

Shqipëria

Ambasadori i BE: Shqipëria është model

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:35
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nga Kakavija në një prononcim për mediat vlerësoi bashkëpunimin e policisë shqiptare me FRONTEX si model në rajon.

“Ky bashkëpunim ka shërbyer si një model në rajon. Shqipëria vazhdon të jetë një model në zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët. Kemi pasur rezultate konkrete bashkëpunimi. Prania e FRONTEX është dëshmi e sfidave tonat të përbashkëta. Do të angazhohemi me policinë shqiptare dhe mbështetje financiare” tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria është shembull. “Model i jashtëzakonshëm bashkëpunimi. Vullneti i qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e BE. Janë marrëveshje të tilla që e jetësojnë këtë aspiratë për të qenë pjesë e BE-së.

Shqipëria po bëhet një model që po ndiqet edhe nga vende të tjera jo anëtare të BE falë rezultateve pozitive të këtij bashkëpunimi. Marrëveshja me FRONTEX nuk eshtë një rast i shkëputur. Shqipëria është ftuar nga Europol jo vetëm si pjesë e hetimeve evropiane por edhe të udhëheqë një nga këto grupet në luftën kundër trafikut”, tha ai.

Shefi i FRONTEX u shpreh se “jemi krenarë për këtë bashkëpunim me Shqipërinë. Këto operacione kanë dhënë rezultate pozitive në forma të ndryshme të krimit ndërkufitar. Frontex do të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat tuaja të integrimit dhe kemi filluar donacioni e dytë në Shqipëri”. Ekipi i FRONTEX u nderua me medaljen e nderit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat