Mjeku shpall “fundin e koronavirusit”, përplaset me Skënder Bratajn

Shqipëria

Mjeku shpall “fundin e koronavirusit”, përplaset me Skënder Bratajn

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:30
Genc Sulçebe

Mjeku i njohur, Genc Sulçebe shprehet optimist se koronavirusit në Shqipëri po i vjen fundi. Ai deklaroi në emisionin  OPEN në Top Channel se Tirana po shkon drejt imunitetit të tufës.

Masat kufizuese që janë në fuqi, sipas mjekut, duhet të hiqen, pasi situata epidemiologjike është pozitive.

“Jemi drejt fundit të epidemisë në Shqipëri, po shkojmë drejt imunitetit kolektiv. Popullata më e prekshme, mosha mbi 55 vjeç është e imunizuar. Popullata nën 55 vjeç është e mbrojtur në një masë, qoftë nga imuniteti natyral qoftë nga imunizimi. Këto masat në fuqi janë të panevojshme.  Kemi disa shifra, në daljen nga mbyllja e parë ishim tek 7.% në Tiranë, ishim pak a shumë si Europa. 6 muaj më vonë, kjo shifër doli tek 48%.  Tani, në Tiranë mbi 70% e popullatës është e imunizuar, qoftë në mënyrë natyrale, qoftë përmes vaksinimit. Nga fundi i qershorit, mbi 70% e popullatës në Tiranë do jetë e imunizuar. Kufiri i imunitetit kolektiv, me variantet e reja shkon 70-80%.”, tha Sulçebe

Shifrat e prezantuara nga mjeku Sulçebe, u kritikuan nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ai tha se ato nuk përputhen me realitetin.

“Nuk duhet të kalojmë në këtë mesazh. Kampioni që morët ishte shumë i vogël. Më vjen keq. Nuk përputhen shifrat, është një studim pjesor, ishtë në një kampion të përqëndruar vetëm në Tiranë”, tha Brataj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat