Beteja për mbrojtjen e Lumit Vjosa

Shqipëria

Beteja për mbrojtjen e Lumit Vjosa

Më: 28 maj 2021 Në ora: 21:00
Lumi Vjosa

Banorë dhe aktivistë mjedisorë në Shqipëri po bëjnë fushatë në mbrojtje të lumit Vojsa, i konsideruar si i vetmi lum i egër në Evropë. Ata kundërshtojnë planet e qeverisë për të ndërtuar më shumë se 30 hidocentrale përgjatë rrjedhës së tij.

Lumi Vjosa, i cili buron në Greqi, kalon në Shqipërinë e Jugut dhe përfundon në Detin Adriatik, është strehë e 1,175 specieve, duke përfshirë ngjala evropiane dhe specie tjera bimore që ndodhen në rrezik zhdukjeje.

Vjosa rrjedh pa ndërprerje për 270 kilometra, gjë që e bën atë një lum me një rrjet të veçantë.

Ekspertë lokalë dhe aktivistë mjedisorë prej vitesh bëjnë thirrje që të mbrohet rajoni i lumit, duke thënë se ndërtimi i digave do të shkaktonte përmbtje në zona të mëdha dhe do të dëmtonte ekosistemin.

Besjana Guri, nga organizata ECO Albania thotë se protestat kanë qënë të suksesshme, por beteja nuk mund të quhet ende e fituar, pasi qeveria refuzon ta shpallë lumin dhe degët e tij, park kombëtar, gjë që do të ndalonte çdo plan të ardhshëm për punime në të.

“Ne kemi më shumë se gjashtë vite që bëjmë fushatë për mbrojtjen e lumit Vjosa. Deri tani kemi bërë shumë dhe mendoj se kemi fituar disa beteja të vogla, por lufta ende vazhdon. Për sa kohë projektet e hidrocentraleve nuk janë anuluar, bazeni i Vjosës, lugina e Vjosës nuk është ende një park kombëtar, pra nuk gëzon një status të lartë ruajtjeje, nuk mund të themi që Vjosa është e sigurt”, tha ajo.

Nga ana tjetër qeveria e sheh lumin Vjosa si një mundësi të mirë për prodhim të energjisë. Në Shqipëri95 për qind e prodhimit të energjisë elektrike varet nga hidrocentralet.

Megjithatë banorët shprehen të vendosur se do të kundërshtojnë çdo përpjekje për realizimin e këtij projekti.

“Kjo tokë ka mbajtur breza të tërë, prej vitesh e shekujsh. Të parët tanë kanë jetuar nga kjo tokë dhe ne nuk do ta japim qoftë edhe me forcë”, thotë banori lokal 72 vjeçar, Gëzim Dani.

“Neve jetojmë këtu duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që na jep, duke qenë blegtoria, bujqësia, ndihmë të madhe na dha edhe zhvillimi i turizmit këto vitet e fundit. Këtu ne zhvillojmë shumë sporte të ndryshme. Unë kam filluar me aplinizmin duke bërë kërkime të ndryshme”, thotë Robert Tabaku operator turistik.

Edhe një vizitor që vjen në këtë zonë për peshkim mendon se ndërtimi i hidrocentralit shkakton humbje si për banorët e fshatit ashtu edhe për turistët.

“Ndërtimi i hidrocentralit do të jetë shumë shkatërrim për ne. Si për ne dhe për fshatarët këtej, se mirë ne edhe mund të qëndrojmë në qytet dhe vijmë një fundjavë këtu për qejf. Po këta, ku do mbyten?”, thotë Migjen Celaj, peshkatar.

Qindra persona kanë nënshkruarnjë peticion ku i bëhet thirrje qeverisë për të mbrojtur lumin Vjosa. Fushata ka tërhequr edhe interes ndërkombëtar. Aktori Leonardo DiCaprio, në një postim në Instagram në mars, kërkoi mbrotjen e lumit. Thirrja e tij mori mbi 300 mijë pëlqime.

Më 30 maj pritet që një grup hulumtuesish ndërkombëtarë të arrijnë në luginën e Vjosës për të kryer studime mbi florën dhe faunën e lumit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat