Shpërthim me eksploziv në një pallat në Lushnje

Shqipëria

Shpërthim me eksploziv në një pallat në Lushnje

Më: 29 maj 2021 Në ora: 08:03
Ilustrim

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pas mesnate në Lushnje. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat