Vendosni një buqetë me lule në gërmadhat e Teatrit/ Mirush Kabashi zbulon amanetin e fundit të regjisorit Piro Mani

Shqipëria

Vendosni një buqetë me lule në gërmadhat e Teatrit/ Mirush Kabashi zbulon amanetin e fundit të regjisorit Piro Mani

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:43
Mirush Kabashi

Dy ditë më parë u nda nga jeta artisti i popullit Piro Mani, i cili njihet si ‘babai’ i teatrit shqiptar.

Komuniteti artistik është bashkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit Pirro Mano. Me qirinj në duar në formë simbolike, artistët e kishin të vështirë të mbanin lotët a emocionet për humbjen e atij që ata e quajnë babai i artit shqiptar.

Aktori Mirush Kabashi zbuloi dhe një amanet që Pirro Mani kishte pasur muajt e fundit, i cili lidhej me Teatrin Kombëtar që u shemb gati një vit më parë.

‘Pirro kishte lënë porosi të vendoste një buqetë me lule në gërmadhat e Teatrit Kombëtar’,– u shpreh Kabashi.

Mes tingujsh, nën dritën e qirinjve, në lotët e emocionet e miqve e bashkëpuntorëve, Pirro Manit i’u dha lamtumira nga miqtë dhe kolegët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat