​Policia gjen turistët e humbur polakë në Shqipëri

Shqipëria

​Policia gjen turistët e humbur polakë në Shqipëri

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Policia e Shtetit shqiptar pas kërkimeve, të cilave iu bashkëngjiten edhe banorët lokalë, kanë gjetur sot dy turistët e humbur polakë në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, në fshatin Theth.

Turistët nga Polonia kishin humbur rrugën dje duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, pas së cilës policia në bashkëpunim me banorët e zonës janë nisur në kërkim.

Policia njofton se gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshqitur në një zonë të thepisur duke pësuar dëmtime fizike gjë e cila e bëri të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

Ndërsa, për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.

Pavarësisht terrenit të vështirë, punonjësit e policisë i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ajo ka falënderuar policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat