Samiti i NATO/ Mitsotakis takim me Ramën dhe më pas me Erdogan

Shqipëria

Samiti i NATO/ Mitsotakis takim me Ramën dhe më pas me Erdogan

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:33
Mitsotakis dhe Rama

Burime nga zyra e kryeministrit grek Mitsotakis sa i takon pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s , bëjnë me dije se ai do të takohet në orën 13:20 me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ndërsa me interes të veçantë pritet edhe takimi i tij me presidentin turk Erdogan në orën 17:05 minuta po gjatë ditës se nesërme.

Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se Samiti i NATO-s më 14 qershor do të ishte një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së me presidentin amerikan Joe Biden.

Ai theksoi se do të bisedonte gjithashtu me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë samitit. “Kjo do të jetë një mundësi për të shqyrtuar anët pozitive dhe negative të marrëdhënieve Turqi-Francë”, tha presidenti turk.

Udhëheqësit do të mblidhen të hënën në Bruksel për herë të parë që nga viti 2018, ndërkaq, takimi i nivelit të lartë do të hapë një kapitull të ri në historinë e aleancës duke rënë dakord mbi “një agjendë ambicioze dhe largpamëse të NATO-s për vitin 2030”, theksoi Jens Stoltenberg para gazetarëve.

“Ky është një moment i rëndësishëm për aleancën që t’u përshtatet sfidave, të tilla si Rusia dhe Kina, që i kundërvihen rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, kërcënimi i vazhdueshëm i terrorizmit, sulmet e sofistikuara kibernetike, teknologjitë shqetësuese dhe ndryshimet klimatike”, theksoi ai.

Stoltenberg shtoi se koncepti strategjik i grupit duhet të rishikohet pasi bota ka ndryshuar që nga miratimi i tij në vitin 2010.

Ai pret që udhëheqësit do t’i japin mandatin për të punuar në konceptin strategjik që do të miratohet në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat