IKMT në Shëngjin, 7 objekte gati për tu shembur, ankohen pronarët

Shqipëria

IKMT në Shëngjin, 7 objekte gati për tu shembur, ankohen pronarët

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

IKMT vijon aksionin e shembjeve të ndërtimeve pa leje në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun në Lezhë. Gazetari Gjergj Figuri ka thënë se janë të paktën 7 objekte pa leje që IKMT i ka në plan për t’i shembur.

Në një kohë që fadromat punojnë për të rrafshuar objektet e betonit të ndërtuar pa leje, pronarët shpesh herë janë ankuar duke thënë se nuk janë njoftuar sipas rregullores 14 ditë para.

Sipas tyre njoftimin për shembjen e objekteve të tyre e kanë marrë vetëm një ditë para. Më tej ata shprehen se kanë paguar për truallin dhe disa prej objekteve është bërë kërkesa për legalizim.

Megjithatë IKMT sipas një urdhri të dhënë nga Qeveria po vijon me pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet e paligjshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat