Avokati Braho: SPAK ka dështuar

Shqipëria

Avokati Braho: SPAK ka dështuar

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 20:16
Ledio Braho

Në një intervistë, avokati Ledio Braho, u shpreh se SPAK ka dështuar dhe sipas tij deri më tani nuk ka dhënë produktin që pritej nga publiku.

Përsa i përket sulmit kundrejt televizioneve RTV ORA dhe Ora News, Braho u shpreh se SPAK ngrin flamurin kur një pronar i medias  i bën opozitë qeverisë, ndërsa hesht kur në Tiranë ndërtohen para të pista.

Ledio Braho: Nga SPAK është premtuar shumë, ka pritshmëri të mëdha nga SPAK, ka pritshmëri të mëdha nga faktori ndërkombëtar. Kur u krijua SPAK pritshmërinë e para ishin që të parët që do ndëshkoheshin ishin politikanët e korruptuar por në fakt asnjë dosje e tillë nuk ka arritur të përfundoj. I vetmi rast është Saimir Tahiri, por mënyra se si rrodhën gjërat tregon se SPAK dështoi. Po ashtu dosja e Dibrës, është një nga pretendimet, është një abuzimet më të mëdha me procesin zgjedhor, dhe SPAK vendosi që mos ta mbante këtë dosje.

SPAK në ndryshimet e fundit në kodin penal ka për kompetencë korrupsionin aktiv dhe pasiv, ka kallëzime të shumta nga opozitës, por thirrjet që ka bërë sidomos nga Ambasadorja e Amerikës, nga SPAK nuk ka asnjë njoftim. Deri këtu nuk ka dhënë një produkt. Nuk ende në funksionalitet të plotë, por ama shohim hapa kalopand për çështjen sa I përket një media. Nëse ka vepër penale SPAK të bëj punën.

Problemi është se ai është një proces që ka për qëllim pastrimin e parave, por ne shohim sot dhe gjithë jemi dëshmitar se në Tiranë ndërtohen kulla dhe nuk ka asnjë proces për hetimin e këtyre. Kemi parë dhe përgjimet e dosjes së Ndraghetës dhe SPAK nuk ka kryer asnjë hetim.

Pra kur është moment për të hetuar një pronar të një media që bën opozitë ndaj qeverisë SPAK ngre flamurin dhe kryen hetime madje shkon në fund të procesin dhe kërkon dhe konfiskime.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat