Donte të parkonte, shoferja merr përpara këmbësorin në Korçë

Shqipëria

Donte të parkonte, shoferja merr përpara këmbësorin në Korçë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku makina ka marrë përpara një këmbësor që po ecte në trotuar.

Sipas burimeve në vendngjarje, mjeti me targa AA 690 NA drejtohej nga një femër.

Në momentin e aksidentit, drejtuesja e mjetit ka dashur të parkojë, por situata i ka dalë jashtë kontrollit duke përplasur këmbësorin.

Sipas bluzave të bardha i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat