Dy persona kapen duke trafikuar klandestinë

Shqipëria

Dy persona kapen duke trafikuar klandestinë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Aksioni i Policisë së Gjirokastrës kundër trafikimit të emigrantëve përfundoi me prangosjen e dy personave.

Në afërsi të fshatit Bulo u arrestua një 30-vjeçar, që kishte futur në makinën tip “Opel Corsa” 11 emigrantë të paligjshëm.

Kurse në afërsi të Kakavijës, efektivët gjetën të fshehur në makinën tip “Benz” të një 33-vjeçari, tre klandestinë.

Ata kërkonin nga emigrantët nga 200 euro, për t’i transportuar drejt Tiranës e për të kaluar më pas kufirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat