Vlorë / Leli e bojkotoi mbledhjen e parë të këshillit bashkiak, kërkohet një tjetër

Shqipëria

Vlorë / Leli e bojkotoi mbledhjen e parë të këshillit bashkiak, kërkohet një tjetër

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 15:11
Dritan Leli

Anëtarët e këshillit të bashkisë Vlorë kanë kërkuar një tjetër mbledhje me prezencë të kryebashkiakut Dritan Leli. Mbledhja jashtë radhe është kërkuar për në datën 22 qershor.

Në kërkesën drejtuar kryetares Migena Balla, anëtarët e këshillit shprehin indinjatën e tyre për takimin që duhej të mbahej më 15 qershor, pasi sipas tyre, u penguan që të ushtrojnë detyrën e tyre si të zgjedhur vendorë të Vlorës.

Sipas tyre, Leli  i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i përcaktuar këshillit bashkiak jo vetëm datën, por edhe vendin ku do të zhvillohet.

Ata sjellin në vëmendje se vendimi për mbledhjen me prezencë fizike të këshilltarëve për të martën ishte në respektim të plotë të masave anti-covid, të përditësuara së fundmi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Vlorë denoncojnë se kryterai i bashkisë jo vetëm që nuk u paraqit në mbledhjen e parashikuar më 15 qershor, por edhe i pengoi me forcë duke kyçur dyert e institucionit ku do të zhvillohej mbledhja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat