Çomo zbulon se çfarë do të ndodhë pas shtatorit

Shqipëria

Çomo zbulon se çfarë do të ndodhë pas shtatorit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 17:00
Najada Çomo

Najada Çomo, drejtoresha e spitalit Covid 1, nga shtatori do të bëhet pjesë e parlamentit të ri, pasi arriti të fitojë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Partisë Socialiste në Tiranë.

Çomo thekson se do të vazhdojë të jetë të jetë pjesë e spitalit.

“Unë do të zbatojë detyrat që më janë dhënë. Ju siguroj që do të vazhdojë të jem doktoreshë”.

Por, a e shesh sot Najada Çomo veten si politikane? “Është e vërtetë që unë jam sot pjesë e politikës, por vazhdoj ta shoh veten brenda spitalit për t’i shërbyer edhe pacientit të fundit që do të ketë nevojë për Najadën”.

Pas shtatorit, Çomo do të jetë vetëm deputete apo do të përfshihet edhe më tej në politik? “Absolutisht, vetëm deputete, asgjë më tepër se kaq dhe duke i shërbyer personave që kanë nevojë për Najadën", tha Najda për A2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat