Aksident me vdekje në Fier

Shqipëria

Aksident me vdekje në Fier

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 17:39
Ilustrim

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Fier. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë në aksin Fier-Cakran. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat