Petrit Vasili nxjerr dokumentin: Vazhdon vandalizmi rilindas kundër specializanteve të mjekësisë

Shqipëria

Petrit Vasili nxjerr dokumentin: Vazhdon vandalizmi rilindas kundër specializanteve të mjekësisë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:49
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërprerjen e kontratës së punës për mjekët specializantë. Teksa ka publikuar një dokument, Vasili thekson se ‘rilindasit janë duke vandalizuar specializantët e mjekësisë’.

Vasili mes të tjerash pohon se ky dokument është dërguar me email, ku insistohet në vendimin për të ndërprerë kontratat.

Vasili shton mes të tjerash se asnjë spital universitar në Europë nuk mund të jetë pa specializantë.

POSTIMI I VASILIT

Vazhdon vandalizmi rilindas kunder specializanteve te mjeksise!!(DOKUMENTI).

Kur batakçillëku dhe injoranca behen bashke lindin vendime dhe veprime mostra si ky i nderprerjes se kontratave te mjekeve, qe bejne specializimin afatgjate ne mjeksi. Sot serish eshte cuar nje e-mail njoftimi ku hajvanet e rilindjes insistojne ne vendimin e tyre per nderprerjen e kontratave.
Bazuar mbi moton idiote, qe kur marrin nje vendim qofte edhe marrezi rilindja nuk duhet te kthehet prapa vazhdojne me kete turp. Spital universitar qendror pa specializante nuk ka askund ne Europe.
Specializantet jane nje force e kualifikuar teknike dhe shkencore me rendesi per perditshmerine e funksionimit te spitaleve. Specializantet jane mundesia e vetme qe mjeksia te vazhdoje edhe ne ardhmen si garancia e zevendesimit te brezave te mjekeve.

Specializantet punojne dhe bile punojne aq shume edhe me teper se sa pagesa qe u jepnin. Pagesa e tyre eshte bere me kontrate ashtu sic eshte bere per vite e vite me radhe ne qeveri nga me te ndryshmet dhe ka qene nje pagese plotesisht e merituar me pune. Ndaj rilindas, qe keni para plot per koncesione hajdute hiqni duart nga pagesa e specializanteve dhe vazhdoni me korrektese zbatimin e kontrates me ta.
Rilindas ju qe u çate duke bere elegji hipokrite e kenge e valle per heroizmin dhe madheshtine e mjekeve mos harroni qe edhe specializantet mjeke jane, edhe shume te mire bile. Rilindas ne se i keni bere parate rrush e kumbulla duke blere vota gjejini parate ku te doni dhe paguani specializantet. Ja Dokumenti me poshte derguar sot ne 22 qershor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat