Tirana dhe Lezha njollat e zeza të aksidenteve

Shqipëria

Tirana dhe Lezha njollat e zeza të aksidenteve

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Aksidentet rrugore mbeten një kërcënim i vazhdueshëm i sigurisë së shqiptarëve. 90 qytetarë në vetëm 5 muaj humbën jetën teksa lëviznin në rrugët e vendit. Për të njëjtën periudhë, Instituti i Statistikave numëron në total 547 aksidente, 40% me shumë sesa  Janar – Maji i 20202-ës.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur në qarkun e Tiranës, 249 të tilla në total, prej të cilave u shënuan 21 viktima.

Qarku i dytë është Lezha, me 64 aksidente rrugore dhe 17 viktima. Sipas të dhënave të INSTAT qarku i Fierit regjistroi po ashtu një numër të lartë aksidentesh, duke u renditur i treti. 52 aksidente dhe 15 viktima vetëm ne 5 muaj.

Pas tij renditet Durrësi dhe Gjirokastra me përkatësisht 38 dhe 33 aksidente. Ndërkohë gjatë periudhës Janar – Maj 2021 qarqet me më pak aksidente ishin Shkodra me 8 të tilla dhe Berati me 10. Ky i fundit rezulton po ashtu të jetë i vetmi qark që e mbylli 5 mujorin e parë të vitit me 0 viktima nga aksidentet rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat