Shqiptarët mbledhin mbi 23 mijë USD për familjen e 20-vjeçarit

Shqipëria

Shqiptarët mbledhin mbi 23 mijë USD për familjen e 20-vjeçarit

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 09:14
Musaen Zeneli

Shqiptarët janë sensibilizuar të gjithë së bashku për familjen e 20-vjeçarit Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.

Një emigrant shqiptar në SHBA, Saimir Dashi që drejton organizatën USA ALBANIAN SOCIETY ka hapur një llogari në ndihmë të familjes Zeneli dhe mësohet se deri më sot janë mbledhur plot 23,406 dollarë.

Llogaria ku mund të ndihmoni familjen Zeneli:  Ndihmo Familjen e Musaen Zenelit

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Dashi u shpreh se javën tjetër do të vijë personalisht në Shqipëri dhe do t’ja dorëzoj vetë nënës së djalit.

“Shoqata jonë është në New York dhe një nga pikat tona është mbështetja e çdo emigranti. Ky rasti i djaloshit na preku të gjithëve dhe morëm nismën për një “go found me”. Me këtë rast dua të ngushëlloj edhe nënën që humbi dritën e syve. Fakti që ai mbylli jetën me 30 lekë në xhep na bëri të kuptojmë edhe më shumë. Prandaj deri më tani janë mbledhur 23 mijë e 406 dollarë.

Javën tjetër unë do vij vetë me disa miq dhe do ja dorëzoj nënës. Gjej rastin të falenderoj edhe Marin Memën që na ndihmoj për ta shpërndarë si dhe shumë portale në Shqipëri.

Unë dua të jap dy mesazhe, të drejtojmë gishtin te vetja se çfarë mund të bëjmë ne më shumë si arsimtar si kamarier dhe e dyta të bëjmë diçka më shumë për Shqipërinë. Unë takoj përditë shqiptarë që kanë shpresë dhe mendoj që ka ardhur momentin që të ngremë zërin për të ardhmen. Të luftojmë për jetën dhe jo vdekjen se një herë na jepet kjo mundësi”, tha ai.

Kujtojmë që 19 vjeçari Musaen Zeneli ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën, pasi babain e kishte humbur. Ai mbyt në Lumin Drin. Që prej asaj kohe duhet të përkujdesej për nënën.

E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër.

Ai u gjet pa shenja jete në rërë.  Në xhep kishte disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezllonë.  Musaeni la pas nënën dhe vëllain, Erdisin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat