Të dypunësuarit sot kanë afatin e fundit për të deklaruar të ardhurat

Shqipëria

Të dypunësuarit sot kanë afatin e fundit për të deklaruar të ardhurat

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

30 qershori shënon ditën e fundit të deklarimit të të ardhurave për të dypunësuarit dhe ata me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.

Ky deklarim bëhet çdo vit deri në 30 prill, por Drejtoria e Tatimeve vendosi ta shtyjë deklaratën DIVA me dy muaj.

Euronews Albania mëson se deri më 29 qershor, kanë plotësuar formularin, 43.800 persona, ndërsa detyrimin e kanë edhe 15 000 individë të tjerë, prej të cilëve, 13 mijë të dypunësuar me të ardhura vjetore nën dy milionë lekë.

Por si llogaritet detyrimi që shkon për llogari të tatimeve? Nëse një person ka qenë i punësuar në dy vende me pagë 30 mijë lekë dhe paguan tatim zero, të ardhurat bashkohen dhe ai paguan 13% për njërën nga pagat, për 12 muajt e vitit 2020.

Edhe një individ me rroga përkatësisht 35 000 lekë dhe 60 000 lekë, pas deklaratës vjetore, në total paguan 46 800 lekë.

Po ashtu, kur paga e përbashkët nga dy punë kalon mbi 150 mijë lekë, ky tatim do të llogaritet në masën 23 %. Por me përfundimin e afatit sot, ligji parashikon 5 mijë lekë sanksion, si dhe detyrime që lindin nga kamatëvonesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat