Spartak Ngjela tregon pse e arrestuan Fatos Tushen

Shqipëria

Spartak Ngjela tregon pse e arrestuan Fatos Tushen

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 22:09
Spartak Ngjela

SPAK është marrë me hetimin e çështjes së ish-kryebashkiaut të Lushnjës për shkak se dyshohet për korrupsion dhe jo thjesht shpërdorim detyre, tha avokati Spartak Ngjela në “Raw Politics”.

Ish-kryebashkiaku i Lushjes, Fatos Tushe është lënë në burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre, mirëpo z. Ngjela thotë se përderisa janë në burg edhe zyrtarët që janë marrë me tenderat, atëherë rrjedhimisht edhe Fatos Tushe është i përfshirë në korrupsion.

“Tenderat pa kryetarin e Bashkisë nuk bëhen, sepse të gjithë ata i ka vendosur kryetari dhe pastaj ai merr porcionin e vet. Prandaj e kanë arrestuar Fatos Tushen. Kanë të provuar shpërdorimin e detyrës.”, u shpreh z. Ngjela.

Nëse Fatos Tushe do të kishte kryer vetëm shpërdorim detyre, atëherë nuk do të ishte marrë SPAK me të, tha avokati Ngjela, duke shtuar se “shpërdorimi i pozicionit është vepër penale që nuk e heton SPAK, por në këtë rast ka indice për korrupsion”.

Avokati Ngjela tha se duhet që me çdo kusht të hetohen të gjithë për korrupsion, pasi ndryshe nuk hyn në fuqi ligjin për pyetjen e detyrimit të të ardhurave.

Sipas avokatit Ngjela, fakti që zyrtarët amerikanë kanë mbështetur SPAK tregon se “asnjë prej zyrtarëve të lartë që është marrë me korrupsion nuk ka shpëtim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat