“Marrëveshje historike”, Mediat angleze: Do deportohen gangsterët e dhunshëm shqiptarë

Shqipëria

“Marrëveshje historike”, Mediat angleze: Do deportohen gangsterët e dhunshëm shqiptarë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 10:47
Priti Patel

Mediat angleze e kanë quajtur historike marrëveshjen e arritur mes dy ministrive të brendshme të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për deportimin e shpejtë të shqiptarëve të dënuar në Britani.

Express shkruan se ministrja e Brendshme, Priti Patel ka nënshkruar dje marrëveshjen historike për ‘deportimin e kriminelëve të dhunshëm, përfshi trafikantët e drogës’.

“Gangsterët shqiptarë janë të lidhur fuqishëm me trafikun e drogës në Britani dhe thuhet se kanë kontrollin mbi shumë tregje të kokainës, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit. Thuajse 16 përqind e kriminelëve pas hekurave janë shqiptarë- numri më i lartë i kriminelëve të dënuar në burgjet britanike”.

Qeveria ka dëbuar të paktën 254 kriminelë nga Britania, ndërsa 85 të tjerë nuk kanë të drejtë që të qëndrojnë në këtë vend.

Marrëveshja vjen në kuadrin e një nisme të qeverisë britanike për të luftuar krimin dhe trafikun e qenieve njerëzore.

Patel vizitoi Shqipërinë gjatë dy ditëve. Ajo takoi edhe kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimeve u diskutua për trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat