‘Do durojmë e do bëjmë reformat tona’/ Rama në Greqi: Jemi në të njëjtën pikë me BE si vitin e kaluar

Shqipëria

‘Do durojmë e do bëjmë reformat tona’/ Rama në Greqi: Jemi në të njëjtën pikë me BE si vitin e kaluar

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:47
Pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka marrë pjesë marrë pjesë në “Simpoziumi Symi” që  po zhvillohet në ambientet e ‘Grand Resort Lagonisi’, ku të pranishëm janë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Sipas mediave greke, në fjalën e tij, kreu i qeverisë është shprehur Shqipëria është në të njëjtën pikë në procesin e pranimit në BE si në vitin e kaluar.

Më tej ai ka thënë se  nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të durojmë dhe të përgatitemi për reformat.

“Ne jemi në të njëjtën pikë në procesin e pranimit dhe në marrëdhëniet e Ballkanit me BE si vitin e kaluar. Gjithnjë e më pak e parashikueshme, gjithnjë e më shumë e padrejtë, por ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër përveç të durojmë, të përgatitemi, të bëjmë reformat tona, jo sepse dikush na e imponon, por sepse ne duhet ta bëjmë atë për brezat e ardhshëm.

Ndërkohë, ne jemi duke intensifikuar bashkëpunimin midis nesh. Unë e kam takuar z. Zaev disa herë kohët e fundit me disa nga ministrat e mi. Dhe ky nuk është një lajm, është rregullsia jonë e re,” tha Rama në fjalën e tij.

Nga ana e tij, Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se pandemia na tregoi se nuk ka vend të izoluar dhe se vendimet duhet të jenë në solidaritet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat