“Paraja më e madhe në Shqipëri nga korrupsioni”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e frikshme

Shqipëria

“Paraja më e madhe në Shqipëri nga korrupsioni”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e frikshme

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:03
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është i bindur se paraja që vjen nga krimi i organizuar në vendin tonë nuk përbën pjesën më të madhe të parave në vend.

I pyetur për efektin që do të kishte në Prodhimin e Brendshëm Bruto asgjësimi i parave të krimit të organizuar, Hoxha shprehet se krimi bie më tepër në sy për shkak të vëmendjes që ka kundrejt tij, por theksoi se paraja e madhe në vend vjen nga korrupsioni. Paratë që vijnë nga një firmë për një tender që nuk kontrollohet nga askush sipas Hoxhës janë shumë herë më të mëdha se sa ato që sjell krimi i organizuar.

“Paraja më e madhe në Shqipëri është nga korrupsioni dhe jo nga krimi i organizuar. Krimi i organizuar nuk është dominues. Krimi bie më tepër në sy dhe është e shoqëruar me dhunë ndryshe nga paraja që vjen nga korrupsioni.

Organizatat kriminale kanë filluar të bëjnë biznese. Ata sot japin shumë para me fajde. Ata qëmtojnë bizneset që nuk marrin para nga bankat dhe ata e kanë të sigurt që nëse nuk marrin paratë do të marrin biznesin. Ato kanë para dhe duan ti xhirojnë dhe hetimet e kanë të vështirë ti ndajnë gjërat ku fillon biznesi dhe ku përfshihet krimi”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat