Bombola e gazit i vë zjarrin apartamentit në Maliq

Shqipëria

Bombola e gazit i vë zjarrin apartamentit në Maliq

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:42
Maliq

Një apartament në katin e tretë të një pallati pesë katësh në Maliq u përfshi pasditen e sotme nga zjarri.

Shkak mësohet se është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Sapo kanë pikasur zjarrin banorët e pallatit kanë dalë dalë jashtë.

Flakët kanë rrezikuar edhe apartamentet ngjitur por ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka bërë neutralizimin e më pas fikjen e zjarrit në banesë.

Nga raportimet e para ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat