Burgoset në Angli reperi i njohur shqiptar dhe shoku i tij

Shqipëria

Burgoset në Angli reperi i njohur shqiptar dhe shoku i tij

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Reperi i njohur shqiptar Dionis Biba dhe një shok i tij, janë burgosur nga një gjykatë britanike për kultivim të kanabisit.

20-vjeçari Biba dhe 24-vjeçari Ervin Delija u arrestuan në fillim të këtij viti pasi policia britanike zbuloi se ata kishin ngritur një rrjet të sofistikuar të kultivimit të kanabisit në katër banesa.

Policia britanike zbuloi se në shtëpitë 2, 4, 6 dhe 8 Ëren Street në Hillfield, dy shqiptarët kishin mbjellë plot 210 bimë kanabisi në dy apartamente dhe 165 bimë të tjëra në 6 dhoma.

Reperi Biba dhe miku i tij pretenduan se i kishin hyrë këtij aktiviteti kriminal për shkak të varfërisë, por gjykatësi e argumentoi dënimin me 15 muaj burg për secilin, duke thënë se shtëpitë ishin të sofistikuara, të pajisura me kamera CCTV që monitoronin ambientet e brendshme, si dhe kishin telefona që lidheshin me botën e jashtme.

Shqiparët gjithashtu kishin anashkaluar sistemin e matjes së energjisë elektrike.

Biba është i njohur për publikun pasi pak kohë më parë ai përfundoi në mediat e njohura britanike si “Daily Mail” për shkak të një video-je që vetë ai kishte publikuar në rrjetet sociale, ku i shpjegonte bashkëatdhetarëve se si të shkonin në Britaninë e Madhe me dokumente false.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat