Ministrja Manastirliu: Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot

Shqipëria

Ministrja Manastirliu: Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se vetëm sot janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19.

Manastirliu thotë se deri më sot kanë kryer 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë vaksinën teksa ka një thirrje për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

Ajo kërkon që kushdo që i përket kësaj moshe të shfrytëzojë fundjavën për t’uvaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik??

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend ??

#ShqipëriaBuzëqesh?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat