Si ndikoi djegia e mandatave të opozitës?

Shqipëria

Si ndikoi djegia e mandatave të opozitës?

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Largimi i PD dhe LSI nga parlamenti në 18 shkurt 2019 e bëri legjislaturën e shkuar nga më të pazakontat dhe dallimet mes dy periudhave reflektohen edhe në statistikat zyrtare që ka prodhuar Kuvendi.

Nga 8 sesione, PD dhe LSI ishin aktivisht në parlament vetëm në dy të parat, pasi në sesionin e tretë nga shtatori deri në dhjetorin e 2018 këto dy parti ishin në Kuvend, por nuk merrnin pjesë në seancat plenare.

Dallimi i parë që evidentohet mes dy periudhave të funksionimit të Kuvendit 2017-2021, vërehet në kërkesat për informacion, që paraqiten me ulje pas hyrjes së deputetëve nga listat jo fituese.

Por, në 5 sesionet, ku opozitën e bën deputetët e rinj, vërehet një rritje e interpelancave, si atyre urgjente, edhe atyre normale.

Po ashtu edhe propozimi i nismave ligjore nga deputetët pati rritje gjatë sesioneve kur në Parlament ishin ata që erdhën nga listat jo fituese.

Edhe kohëzgjatja e seancave plenare paraqitet me ndryshime mes kohës kur në Kuvend ishin PD dhe LSI, dhe kohës kur hynë deputetët e rinj, edhe pse në këtë aspekt ndikim të konsiderueshëm ka pasur edhe pandemia.

Në dy sesionet që ishte PD dhe LSI në Kuvend, opozita ka folur më gjatë, ndërsa në 5 sesionet e tjera raporti është i përmbysur në favor të maxhorancës.

Në total, gjatë kësaj legjislature janë shqyrtuar 578 projektligje, nga të cilët 460 propozime të qeverisë, 117 kanë qenë propozime të deputetëve dhe vetëm 1 nismë ligjore është depozituar nga 20 mijë zgjedhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat