Plagosi me thikë të miturin arrestohet 21 vjeçari në Koplik

Shqipëria

Plagosi me thikë të miturin arrestohet 21 vjeçari në Koplik

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës të akuzuar për  plagosje me dashje dhe për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë në pranga ka rënë një 21 vjeçar me iniciale Ç. S.  banues në Koplik, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Gjithashtu i arrestuar është dhe  një 57 vjeçar i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Vihet në pranga një 57-vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu, bie në pranga edhe një 21-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar I Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu. nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat