SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Shqipëria

SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike ku konfirmon se ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës mbi bazën e kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

SPAK ka njoftuar PD-në për nisjen e hetimeve përmes një shkrese zyrtare, ndërkohë sa i takon fazës së hetimeve nuk ka informacion për shkak të sekretit hetimor.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se edhe kallëzimi i bërë nga subjekti politik ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’ protokolluar pranë kësaj Prokurorie më 4.6.2020 është bashkuar me këtë procedim penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota e të gjithanshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informojmë në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me përmbajtjen e akteve hetimore të këtij procedimi penal, do të njiheni në përfundimin e hetimeve paraprake”, thuhet në shkresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat