SPAK merr vendimin për babain e Arbër Çekajt

Shqipëria

SPAK merr vendimin për babain e Arbër Çekajt

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:48
Arbër Çekaj, Selim Çekaj

Është zhvilluar seanca gjyqësore në GJKKO për babanë e Arbër Çekajt, Selim Çekajn, për caktimin e masës së sigurisë. Ditën e sotme SPAK është tërhequr nga masa e “arrestit në burg” për 72-vjeçarin Çekajn.

SPAK ka kërkuar masën e “arrest në shtëpi”, duke arsyetuar se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës. Sipas prokurorit, derisa të kryhen hetimet, Çekaj duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Një tjetër arsye, pse SPAK ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë është edhe mosha e thyer e Çekajt, por edhe fakti se i hetuari po mbahet prej javësh në qendrën spitalore të burgut, për shkak të problemeve të theksuara shëndetësore. Edhe ditën e sotme, ai nuk është i pranishëm në seancë, por përfaqësohet nga avokati Maksim Haxhiaj.

Selim Çekaj u vu në pranga, pasi policia sekuestroi sasinë prej 49 kg kokainë, në kompania e djalit të tij, e cila më herët kishte sjellë sasinë më të madhe prej 613 kg kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat