Mamaj: Dje u fikën, ndërsa në mesnatë u ndezën

Shqipëria

Mamaj: Dje u fikën, ndërsa në mesnatë u ndezën

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:41
Ilustrim

Një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të pishave të Llogorasë mëngjesin e së martës.

Forca të shumta iu ngjitën malit sërish por flakët të ndihmuara dhe nga era që fryn nga veri lindje i çonin flakët në mesditë drejt Llogorasë.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një lidhje telefonike nga vatra e zjarrit tha se flakët në Karaburun kanë qenë të qëllimshme, pasi gjatë ditës së djeshme u fikën të gjitha dhe në mesnatë u riaktivizuan.

“Gjatë natës pas përfundimit të një beteje të vështirë për shuarjen e flakëve gjatë orëve të mesnatës ka qenë një ri-ndezje nga duart e poshtra që na kanë kthyer sërish në betejën për të mbrojtur Llogoranë. Kemi bërë një punë të mrekullueshme dje, duke fikur të gjitha vatrat në territorin e Karaburunit. Sot filluan erërat paraditen, tani jemi në Qafën e Kajos në përroin e Mrizit të Pishave, duke kontrolluar vijën e zjarrit në këtë përrua. Në këto momente kemi vënë në kontroll situatën, ndërsa betejën e kemi në këtë pjesë të përroit për të vënë në kontroll flakët këtë”, tha Mamaj.

Banorët e fshatit Dukat shprehen se kjo situatë duhej vënë nën kontroll sapo zjarri u shfaq jo tani që është e pamundur dhe rrezikon seriozisht Llogoranë.

Në Vlorë zjarret vijojnë të përhapen edhe pse disa persona kanë rënë deri tani në pranga, së fundi një zjarrvënës në Tragjas

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat