Shpërthejnë municionet luftarake nga flakët masive në Memaliaj

Shqipëria

Shpërthejnë municionet luftarake nga flakët masive në Memaliaj

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:30
Memaliaj

Pas shumë vendesh në Shqipëri, një vatër zjarri është përhapur dhe në Memaliaj.

Gazeta Shqip mëson se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjesh në fshatin Memalia.

Nga zjarri janë dëgjuar edhe shpërthime të municioneve luftarake.

Në vendngjarje ka mbërritur reparti zjarrfikës, por terreni është mjaft i thyer dhe vështirëson ndërhyrjen. Nga ana e zjarrfikësve po punohet për të mbajtur flakët larg banesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat