Vijojnë aktive vatrat e zjarrit

Shqipëria

Vijojnë aktive vatrat e zjarrit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 10:03
Ilustrim

Mbrojtja Civile në prefekturën e Kukësit mëngjesin e kësaj të diele ka bërë dhe bilancin e orëve të fundit në lidhje me vatrat aktive të zjarrit.

Sipas të dhënave bëhet me dije se akoma vijojnë që të jenë aktive disa vatra zjarri në Kukës, ku ajo e Majës së Rrunës duket se është më problematikja.

Ndërkaq pritet që të shtohen forcat zjarrëfikëse që të bëhet i mundur izolimi i flakëve.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës si dhe angazhimi nga ajri me helikopter .

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.

Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca të Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale  Kukës”, thuhet në njoftimin e mborjtes Civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat