Gjykata e Tiranës refuzon të ekstradojë një egjiptian

Shqipëria

Gjykata e Tiranës refuzon të ekstradojë një egjiptian

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:51
Ilustrim

Gjykata e Tiranës ka refuzuar të ekstradojë një shtetas egjiptian. Bëhet fjalë për Mohamed Khairy Mohamed Amer Rageh.

Në arsyetimin e vendimit, gjyqtari cilësoi faktin se vepra e vrasjes për te cilin akuzohet 50 vjecari në Egjipt dënohet me vdekje.

Drejtësia egjiptiane nuk kishte sjellë garanci se 50 vjeçari nuk do të dënohet me vdekje.

Gjykata ka kërkuar më herët nga Egjipti që të garantojë se 50-vjeçari nuk do të ekzekutohet, ndërkohë që garancia nuk ka mbërritur. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat